Një mjeshtër i sulmit si Serena i jep një këshillë Inzagit dhe Interit

Padyshim që janë me fat që kanë 4 sulmues që mund të luanin titullarë në çdo ekip. Edin Xheko, Lautaro Martinez, Aleksis Sançez dhe Angel Korrea janë “armët” ofensive të Interit të Simone Inzagit, dhe jo më kot kanë më shumë gola sesa ekipet e tjera, veçse një mjeshtër i roli si Aldo Serena ka një këshillë. “Xheko dhe Lautaro janë qendërsulmues të pastër, – thotë ish-sulmuesi i shquar, – ata janë shumë të fortë, por janë të ngjashëm dhe kur luajnë bashkë, ndoshta e kanë pak të vështirë. Ndërsa “Tuku” (Korrea) është lojtar i tjetër tipi, ai lëviz në të dyja krahët, lidh repartet dhe i pëlqen të luajë në zona të ngushta”. Pra, Serena thotë se Inzagi duhet të luajë me dyshet Xheko-Korrea ose Lautaro Martinez-Korrea. Po Aleksis Sançezi? “Ai është i përsosur kur hyn nga stoli në lojë e sipër”, mendon ish-sulmuesi.

Sfidanti.al