Tani po që e harroi Turqinë, ç’e deshi Italinë Vedat Muriqi përpara Spanjës?!

Për një moment u duk se niveli i tij i shkonte vetëm futbollit në Anadoll. Vedat Muriqi kishte shkëlqyer për skuadrat turke, duke arritur një kulm me Fenerbahçen e dëgjuar të Stambollit, por kur kaloi në Perëndim u mendua se nuk do ta përballonte dot sfidën. Tek Lacio ishte një dështim, dhe shpesh njerëzit nxitojnë t’ia venë fajin lojtarit, veçse kjo nuk vlen për shqiptarin e Kosovës. Në Spanjë, në elitën e futbollit iberik, ai po tregon se jo më kot është shpresa e përfaqësueses së Kosovës, dhe se jo më kot shkëlqeu ndaj Anglisë. Goli i shënuar prej tij në ndeshjen e djeshme ndaj Alaveshit, ishte i katërti këtë sezon për Majorkën, dhe sipas statistikave ai është përfshirë në 5 rrjeta këtë vit sportiv, sepse ka dhënë edhe një asist. Në vetëm 12 ndeshje ka bërë atë që asnjë lojtar tjetër i Majorkës nuk e ka bërë këtë edicion. “Një pirat goleador”, shkruan faqja zyrtare e La Ligës!

Sfidanti.al