Italia i ka këto “huqe”, ku 3 ditët e para të javës flitet për ndeshjen që u luajt të dielën, dhe 3 ditët e tjera për atë që do të luhet. Për më tepër, mjafton një moment i dyshimtë dhe harrohet gjithçka tjetër e nis “kacafytja”. Kështu ndodhi në Napol-Roma, që përfundoi 1-1 duke i prishur punë të dy ekipeve në objektivat e tyre, por duke i dhënë “barut” Zhoze Murinjos për të nisur “luftën”. Në një moment të caktuar, portieri Meret i Napolit u duk se rrëzoi sulmuesin e Romës, Zaniolo, por as arbitri Di Belo dhe as specialisti i VAR-it, Di Paolo, nuk ndërhynë. Më herët, Roma fitoi penallti të fituar nga Lozano (ndërhyrje e Ibanjezit), por që arbitri gjithashtu nuk e vërejti, dhe u desh ndërhyrja e VAR-it.
“Po na heqin të drejtën të fitojmë ndeshjet, – tha i zemëruar Murinjo, – mjaft me kaq. Kërkoj respekt për skuadrën time. Nuk pati një të kuq për Zanolin dhe një penallti për Zaniolon”. Trajneri i Napolit, Spaleti, e kundërshtoi me ironi. “Ka nga ata që vetëm dinë të ankohen, – tha ai, – unë nuk do ta bëja. Gjithsesi, jemi të zhgënjyer”. Napoli ka 67 pikë duke mbetur prapa Milanit e Interit, e duke rrezikuar të arrihet edhe nga Juventusi. Roma ka 58 pikë, dhe nuk iu dha mundësia që t’i afrohej Juventusit në vetëm 3 pikë.
Sfidanti.al