Frikë e madhe në stadiumin e Pogradecit për fatin e portierit të ekipit vendas, Hergis Adhiu, i cili mori një goditje të fortë në fushën e lojës. Pranë fundit të pjesës së parë të ndeshjes ndaj Shkumbinit, ai u godit me shkelm në kokë nga një futbollist mik, duke rënë pa ndjenja në fushën e lojës. Për fat të mirë, reagimi i stafit mjekësor të ekipit të Pogradecit ishte i shpejtë duke i dhënë ndihmën e parë lojtarit të tyre, ku u dallua veçanërisht fizioterapistja Alma Angjio. Pas disa minutash, portieri Adhiu erdhi në vete, dhe shkoi në spital për kontrollin mjekësor, i shoqëruar nga mjekja e skuadrës Alma Çekiçi. Bëhet e ditur se portieri rrezikoi jetën sepse, stafi mjekësor vendas shpjegoi se atij i ishte futur gjuha brenda dhe i ishte bllokuar frymëmarrja.