Tifozët janë habitur, tronditur dhe zemëruar. E vërtetë që skuadra e tyre e zemrës, Bërnli, është në pozita tepër të vështira dhe do të zbresë në kategorinë e dytë për sezonin e ardhshëm, por gjithsesi shkarkimi i trajnerit Shoh Dajsh (Sean Dyche) është cilësuar si një vendim katastrofik nga ana e përkrahësve. Me trajnerin Dajsh, Bërnli është ngjitur dy herë në Premier Ligë, diçka e madhe për skuadrën e një qyteti që ka banorë aq sa është kapaciteti i stadiumit “Old Traford”. Tifozët thonë se me Dajshin, ekipi ka luftuar për 6 vjet në Premier Ligë me ekipe që kanë buxhet 10 herë më të madh, ndaj edhe shkarkimi i tij është një ogur shumë i keq për ekipin, që mund të mos e ngrejë kokën në të ardhmen.
Sfidanti.al