Interi nuk bën rotacion, por ia del të fitojë pa lodhje ndaj Specias

Ky është lajmi i mirë për tifozët, pra që ekipi i tyre di të fitojë duke mos shpenzuar shumë energji, e pra duke llogaritur se sezoni ka ende sfida, duke përfshirë edhe gjysmëfinalen ndaj Milanit pas pak ditësh. Në stadiumin e Specias, zikaltërit vuajtën pak në fillimin e dy pjesëve, por ishin të saktë për të dhënë goditjet e duhura, një tjetër provë pjekurie pas fitoreve ndaj Juventusit e Veronës. Brozoviç, Lautaro Martinez dhe Aleksis Sançez shënuan golat në “Piko”, dhe ekipi i trajnerit Simone Inzagi mori tri pikët që i duheshin. Mediat italiane theksuan se paraqitja e milanezëve nuk ishte edhe aq e shkëlqyer, por pengoi edhe krenaria e ligurëve. Për më tepër, Inzagi nuk bëri rotacion dhe kjo bëri që lojtarët e tij të mos dëshironin të rrezikonin. Interi u ngjit në 69 pikë, dy më pak se Milani që fitoi më pas 2-0 ndaj Xhenoas.

Specia-Inter 1-3 (Brozoviç, Lautaro Martinez, Maxhore, Sançez)

Interi (3-5-2): Handanoviç, D’Ambrozio, Shkriniar, Bastoni (De Vraj 82’), Damfris (Darmian 75’), Barela, Brozoviç, Çalhanoglu (Vidal 75’), Perishiç, Xheko (Lautaro Martinez 60’), Korrea (Aleksis Sançez 60’).

Sfidanti.al