Lebroni, Dejvisi dhe Uestbruku, a mund të ketë 3 “gjeneralë” tek Lejkërsat?!

Skuadra e madhe amerikane e fitoi titullin kampion dy vjet më parë, duke pasur në stol trajnerin tani të shkarkuar, Frenk Vogel, por duke mos pasur Rasëll Uestbrukun. Lebron Xhejmsi dhe Entoni Dejvisi e udhëhoqën ekipin drejt “kurorës” në NBA në kohën e pandemisë, duke dominuar rivalët dhe ai u duk “formati” i duhur. Gjithsesi, më pas erdhën emra të shquar, por të vjetër si Rasëll Uesbruku apo Karmelo Entoni, të cilët mund t’i kenë shtuar shkëlqimin e sipërfaqshëm ekipit, por jo shanset për fitore. Në fund të sezonit të rregullt, ndërsa Lejkërsat u eliminuan pa arritur plen ofin, mediat amerikane shkruajnë se Lebroni dhe Dejvisi nuk ishin të kënaqur me lojën e Uestbrukut, dhe po ashtu nuk lejuan që ky i fundit të ishte vetvetja. Shkruhet e thuhet se Lebroni shpesh herë dëshpërohej kur “Ras” lunate dobët, ulte kokën dhe shpatullat i binin poshtë, një gjuhë e trupit që ndikonte për keq te skuadra. Me gjasë, tek Lejkërsat nuk mund të ketë 3 gjeneralë.

Sfidanti.al