Besimi i Laportës: La Ligën e kam në mendje, shpresoj ta fitoj!

Një “komandant” i tillë është padyshim nga ata të cilin “ushtarët” e ndjekin pas “në zjarr”. Zhoan Laporta e tregoi gjithë personalitetin e tij ku pagoi për një reklamë sa një faqe pallati në Madrid në prag të fushatës elektorale për t’u bërë president i Barcelonës. Sot, Laporta beson fuqimisht se skuadra e Ksavi Hernandezit mund ta fitojë kampionatin, edhe pse diferenca me Realin është 12 pikë (me një ndeshje më shumë për të luajtur). “La Ligën e kam në mendje, – thotë ai, – shpresoj që ta fitoj dhe pastaj ta festojmë siç duhet”. Ksavi gjithashtu ka besim, por më të kufizuar. “Duhet që Reali të gabojë në dy ndeshjet e ardhshme që ne të kemi shpresë”, – tha tekniku pas fitores 3-2 në fushën e Levantes.

Sfidanti.al