Dallasi nis plej ofin këtë të diel, por Luka Donçiç nuk është gati

Nuk dihet sesa do të mungojë, dhe dëmtimi ndodhi në kohën më të keqe të mundshme. Dallas Maveriks konfirmoi që Luka Donçiç ka pësuar dëmtim në këmbë, ndërsa nuk dihet sesa do të mungojë. Përballja e plej ofit nuk do të jetë e lehtë, pasi do të jenë kundër Juta Xhazit, një ekipi ku luajnë Donovan Miçell e Rudi Gober, ndërsa mungesa e yllit kryesor mund të ndryshojë parashikimet dhe mënyrën sesi do të shkojë sfida e raundit të parë në Konferencën Perëndimore. Donçiç ishte udhëheqësi i ekipit me 28.4 pikë për ndeshje, 9.1 topa në tabela e 8.7 asistë për ndeshje, duke qenë një nga më të mirët në NBA.

Sfidanti.al