Trajneri gjerman ishte i ndërgjegjshëm se do të kishte qenë e vështirë edhe pse luhen në “Anfild”, ndaj edhe u shpreh me fjalë mjaft të mira për lojtarët e tij pas fitores 2-0 ndaj Uatfordit. Jurgen Klopi e cilësoi paraqitjen e duhur atë të futbollistëve, edhe pse ata nuk shkëlqyen dhe madje u rrezikuan nja dy herë. “Ne mund të kishim luajtur më mirë, – tha ai, – por ishin 2 javë që nuk ishim bashkë. Natyrisht, të gjitha skuadrat kanë të tilla probleme. Nuk mendoj se mund të shohim ndeshjet më të bukura të sezonit pas ndërprerjes së kampionateve për shkak të kombëtareve”. Klopi theksoi se “ishte një paraqitje shumë e pjekur nga ana jonë, e kontrolluam ndeshjen”. Vlerësimi i tij ishte i madh për Xho Gomezin dhe për Diogo Zhotanë, ndërsa theksoi se Liverpulin e presin 2 muaj me përballje të mëdha në kërkim të trofeve.
Sfidanti.al