Salahu më pranë rinovimit të kontratës me Liverpulin

Në dhjetor mësohet se e paska hedhur poshtë një ofertë prej 400 000 paundësh stërlina në javë, që do ta bënte njërin prej lojtarëve më të paguar të Premier Ligës dhe të gjithë botës. Mohamed Salah duket se është menduar edhe njëherë dhe ka hequr dorë nga kërkesa për 500 000 paundë stërlina në javë, rrogë që e merr vetëm Kristiano Ronaldo tek Mançester Junajtidi. Liverpuli duket se i ka sqaruar mundësitë financiare, e ndoshta do të jenë vendosur klauzola në kontratë që plotësojnë shumën, por mediat angleze lajmërojnë se sulmuesi egjiptian është tani më pranë rinovimit të kontratës. Salahu është 29 vjeç dhe kontrata e tij e tanishme vlen deri në 2023, ndërsa ka pasur shumë spekullime për të ardhmen e tij, i kërkuar nga Reali e Barcelona. Me gjasë, rinovimi do të thotë që egjiptiani do ta mbyllë karrierën e nivelit të lartë në “Anfild”.

Sfidanti.al