Ajmerik Laporte: Liverpuli “vdes” që të luajë siç bëjmë ne!

Ky sezon për Mançester Sitin ndoshta do të vendoset nga 4 ndeshje në vetëm 12 ditë. Flitet për sfidën ndaj Liverpulit për Premier Ligën në 10 prill, për gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë në “Uembli” po kundër Liverpulit, dhe për dy sfidat në Champions ndaj Atletikos së Madridit, për çerekfinalet. Mbrojtësi spanjoll, Ajmerik Laporte, thotë se ekipi i tij nuk është aspak ziliqar për Liverpulin, madje e kundërta duhet të jetë e vërtetë, që Liverpuli do të donte shumë që të luante sipas stilit të Sitit. “Mendoj se askush tjetër në botë nuk e luan futbollin që luajmë ne, – thotë ai, – edhe pse bëjmë edhe gabime, si gjithë të tjerët. Ne nuk ndjejmë ndonjë zili ndaj Liverpulit, ata do të donin të luanin si ne. Është e vërtetë që gara për titull është e hapur, por jemi ende në vend të parë. Kemi fituar 11 trofe këtu”. Laporte shkëlqeu edhe me kombëtaren dhe mediat spanjolle e cilësuan “lideri i mbrojtjes”.

Sfidanti.al