Problemi i tanishëm i Ksavit? Mund të mos qenë qendërbrojtës me të djathtën!

Presidenti Laporta e ka pohuar dhe pritet që Andreas Kristensen të kalojë nga Çelsi tek Barcelona. Një qendërmbrojtës i nivelit të lartë për trajnerin Ksavi Hernandez, ndërsa bashkë me të konfirmohet edhe ardhja e Frenk Kesit nga Milani. Gjithsesi, nëse mesfushori pritet me krahë hapur ashtu si edhe futbollisti danez, mediat katalanase ngrejnë një problem. Kjo pasi pritet që në verë të largohen Ymtiti dhe Lengle, e kjo do të thotë se Barcelona do të mbetet pa asnjë qendërmbrojtës “sallaks”, pra të aftë për të luajtur në krahun e majtë të qendrës mbrojtjes. Të katër lojtarët që pritet të ketë ekipi do të jenë lojtarë me të djathtën, si Pike, Arauho, Kristensen dhe Erik Garsia.

Sfidanti.al