Presidenti Laporta e ka pohuar dhe pritet që Andreas Kristensen të kalojë nga Çelsi tek Barcelona. Një qendërmbrojtës i nivelit të lartë për trajnerin Ksavi Hernandez, ndërsa bashkë me të konfirmohet edhe ardhja e Frenk Kesit nga Milani. Gjithsesi, nëse mesfushori pritet me krahë hapur ashtu si edhe futbollisti danez, mediat katalanase ngrejnë një problem.