Përse nuk shkëlqen tek Man. Junajtidi, dyshja Kristiano-Bruno Fernandes?!

Një mister i vërtetë dhe mediat angleze kanë nisur ta bëjnë si pyetje për trajnerin Ralf Rangnik. Si ka mundësi që dy portugezët janë të mrekullueshëm për ekipin e tyre kombëtar, siç e treguan në fitoren 2-0 ndaj Maqedonisë së Veriut, kurse në “Old Traford” janë hija e vetvetes. Është urgjente për teknikun gjerman që të gjejë “formulën magjike” apo “afërinë kimike” që Kristiano Ronaldo dhe Bruno Fernandes të kthehen nga “qaramanët” e Mançester Junajtidit, në yjet që duhet të shkëlqejnë fort. Kohë nuk ka sepse ndryshe “djajtë e kuq” rrezikojnë të mbeten edhe jashtë zonës Champions, pasi humbën mundësinë për të fituar ndonjë titull këtë vit.

Sfidanti.al