Granit Xhaka e deshi me çdo kusht fanelën e Milot Rashicës

Është për të qeshur, veçse mesfushori i Zvicrës me të vërtetë që mund t’ia kishte shkulur bluzën nga trupi sulmuesit të Kosovës. Në një duel krejt shqiptar, Granit Xhaka luftoi fort për ekipin e tij Zvicrën, në miqësoren ndaj Kosovës që përfundoi 1-1. Golin e vetëm për shqiptarët e Kosovës e shënoi pikërisht Rashica, madje ishte avantazhi i përkohshëm, ndërsa Xhaka u zëvendësua përpara fundit. Kjo e nervozoi shumë futbollistin e Arsenalit, ndërsa në rrjetet sociale pati tallje sikur ai u mërzit që nuk arriti ta merrte fanelën e Rashicës. Gjatë lojës, Graniti e kapi fort me dorë bluzën e Milotit dhe e grisi, siç tregohet në foto.

Sfidanti.al