Sa e bukur përralla se Derbi vlen më shumë edhe se ..kampionati!

Më parë thonim se e di vetëm Zoti se si do të dalë Derbi, ndërsa në vitet e fundit,  duket sikur e dinë të gjithë fundin e ndeshjes që pretendohet se është shumë e madhe, edhe pse në fushë nuk shfaqet e tillë. Partizani ka fituar përsëri, ndërsa Tirana vazhdon  ritualin.. rolin e viiktimës, edhe pse qarjet e saj për golin e parë nuk janë pa shkak. Në krahasim me humbjet që kanë pësuar këto  vitet e dëmtmit të “kolonës kurrizore” të Derbit, kjo e fundit,  ka qënë humbja më e paralajmëruar. E kishin braktisur tifozët më fanatikë në fillim, pastaj.. ishin dënuar publikisht për një kualifikim pa lavdi në Kupë, pas një aleance që ndryshonte historikisht kursin moral të një klubi “fodull”.

Nëse do të ishim të sinqertë me futbollin, edhe fituesit e kuq, edhe humbësit bardheblu, kanë të drejtë të pyesin me shqetësim: përse  Derbi është bërë si një film pa shumë bukuri, me fund të mësuar përmendsh?  Ata që janë mësuar me ushqim të freskët  në lojën me top, të paktën këtë herë, qortojnë më shumë Tiranën,  që  një javë më parë hodhi “pionerët” në fushë për të justifikuar një skenë false, kurse Partizanin do ta mposhtte me..burrat. Futbolli nuk komandohet me buton dhe një klub si Tirana nuk kish nevojë për këtë leksion , librat e të cilit i kishte djegur vite më parë.

Ky fund derbi , edhe pse thuhet se vlen më shumë se sa vetë kampionati,  është si një parrëllë që vlen sa një natë. Sa herë që dëgjojmë se me derbin nuk krahasohet asgjë, sepse kemi frikë se kryeqyteti e thotë këtë nga pafuqia për të fituar në fund. Të dy ekipet e kanë gjumin të prishur, si Partizani fitues, ashtu edhe Tirana si humbëse.  Partizani vuan nga sindromi i titullit, madje  humbet edhe peshoren kur flet më shumë për trofeun sesa për dyshen e rrezikshme, Kukësi  e Skënderbeu. Kurse Tirana , ajo që kishte premtuar sezonin e nderit, po përjeton një tatëpjetë të frikshme, tepër kërcënuese kur krizës së rezultateve u qepet edhe kriza morale.

Sfidanti.al