Në të vërtetë klubi i madh italian është kandisur me sa duket më përpara sesa trajneri veteran i kombëtares shqiptare, ndërsa Armando Broja është kthyer në “identikitin” e njërit prej lojtarëve më të kërkuar të Europës. Sulmuesi i Shqipërisë, në moshën 20-vjeçare, ka tani vlerë potenciali kartoni prej 70 milionë eurosh, dhe ky çmim ka bërë që shumë admirues të ndalojnë vrapin. Jo më kot nga Italia thonë se Milani kishte kohë që e ndiqte Brojën, por bisedimet me Çelsin treguan sesa duhej paguar, diçka që duket se është larg mundësive të italianëve. Gjithsesi, kuqezinjtë nuk janë dorëzuar për Brojën duke kërkuar që ta huazojnë, por sanksionet e Britanisë së Madhe ndaj Abramoviçit e ndërlikuan situatën me klubin londinez.
Sfidanti.al