Rroftë rezultati me Spanjën, na “vodhën” artistët e Tiki-takës..!

Rroftë rezultati, poshtë loja! Po përjetohet si një humbje dinjitoze kjo ndeshja me Spanjën! Ishalla nuk arrin puna që të japin edhe premio si dikur, kur humbjet e bukura në rezultat i shndërronim në fitore ngushelluese!

Cilin te degjojmë ?I pari , trajneri Reja, i cili thotë se do t’i mbetet si një nga pengjet më të mëdha kur kjo Spanja e mbushur me talente na “vodhi” fitoren në fund. Pale futbollistët më pas , i urti Gjimshiti, qe mikrofonin nuk e ka zanat te tij, dhe të tjerët si në një recital, nuk flasin për gravitetin e humbur të lojës, as për dhuratat konstante që garanton mbrojtja jonë, as tek pafuqia e sulmit kuqezi, por mbeten peng të gjithë tek goli i dytë i spanjollëve.Atje ku arbitri mbylli syte, u pushtua nga djalli, dhe tani nuk po gjetka dot as një kishë që të falet…

Kur barazojmë me Andorrën, apo me ndonjë liliput tjetër, askujt nuk i mbetet peng, kur na ikën nga dora një barazim “historik” me Spanjën, qoftë edhe ndeshje miqësore, na prishet gjumi kuqezi! E kishte paraljamëruar trajneri Reja , me një “stil profetik” atë që do të ndodhte: le ta mbajnë topin dhe ta zaptojnë lojën, se ne do t’i gjejmë momentin për t’i goditur! Dhe ndodhi edhe më mirë se sa prisnim: spanjollët vranë veten tek goli që bëmë ne, dhe arbitri vrau veten tek goli që bënë ..ata në fund!

Sfidanti.al