Media spanjolle e shqetësuar: Shqipëria inferiore na neutralizoi pa probleme!

E përditshmja “Marka” nuk ngurroi të bënte atë që ka specialitetin e saj, “kundërkronikën” (contracronika) pas ndeshjes Spanjë-Shqipëri (2-1) në “Korneja” të Barcelonës. Përfundimi i analizës ishte që “Katarin e kemi edhe kaq pranë, por edhe kaq larg”. “Ajo që seleksioni bëri ndaj Shqipërisë nuk të fton në një entuziazëm të madh, – vazhdon komenti, – Është e qartë se në futbollin e sotëm diferencat janë ngushtuar deri në skaj (mjafton të pyesim Italinë), veçse nga Spanja pritej më shumë përballë një rivali të rangut të tretë. Mundet që Luis Enrike të jetë i kënaqur me atë që pa në “Korneja”, por nuk ishte një paraqitje nga ato që ngrejnë moralin e tifozëve. Një ekip i sipërfaqshëm (Spanja), me pasime të mira, por pa rrezik, që u neutralizua thuajse plotësisht pa probleme të mëdha nga një rival inferior. Një parathënie për atë që mund të na ndodhë në Katar”.

Sfidanti.al