Barça dhe Arauho do të takohen pas 10 ditësh për kontratën

Nëse lexon mediat katalanase, gjithçka paraqitet “rozë”, dakord që nuk ka ende disa rinovime, por është diçka që do të ndodhë në të ardhmen e afërme. Ndryshe nga mediat e Madridit që e vendosin theksin tek fakti se lojtarë si Gavi apo Arauho nuk kanë pranuar për herë të tretë ofertat e klubit dhe kërkohen nga klube në Angli. Tashmë, “Sport” e Barcelonës shkruan se drejtuesit e klubit dhe Robert Arauho do të takohen pas 10 ditësh me synimet më të mira, pra me bonsens për të rinovuar. Presidenti Zhoan Laporta do të punojë fort sepse trajneri Ksavi Hernandez e ka mbrojtësin si një nga lojtarët kryesorë të projektit të tij.

Sfidanti.al