Krahasimi i Fikajo Tomorit: Premier Liga si NBA-ja, Seria A si futbolli amerikan

I ka provuar që të dy kampionatet dhe mund të bëjë një krahasim. Mbrojtësi i Milanit, ish-lojtari i Çelsit, Fikajo Tomori, flet për diferencën mes Premier Ligës angleze dhe Serisë A italiane, në një intervistë që jep për të përditshmen britanike, “Gardian” (The Guardian). “Premier Liga është si basketbolli, – thotë Tomori, – shkohet shumë shpejt nga porta në portë, ka më shumë reaktivitet. Në Itali është si futbolli amerikan, ka më shumë skema. Kur topi është këtu, duhet të jesh këtu. Në Angli gjërat ndodhin shumë shpejt, në një moment je në sulm, pas pak sekondash je në mbrojtje”. Në Serinë A, Tomori është përshtatur i ndihmuar nga Paolo Maldini, që ai e cilëson si mbrojtësin më të mirë të të gjitha kohëve.

Sfidanti.al