Lajmi i bujshëm nga Franca është që kampioni i botës ka hapur “një derë” për bisedime me Barcelonën. Ndërsa prej kohësh jepet e përfunduar “martesa” e tij me Realin, dhe thuhet se ata janë “të fejuar”, Kilian Mbape nuk dëshiron t’ia lidhë duart vetes. Në Katalonjë nuk është se dinë shumë për këtë, ose të paktën ky është varianti i presidentit Laporta, që refuzon mundësinë që Barça të mundë të marrë Mbapenë. Sipas mediave katalanase, kjo është një taktikë e Mbapesë për t’i thënë presidentit madrilen, Florentino Perez, qëë mos marrë edhe Erling Halandin. Me siguri 23-vjeçari mendon se “dy gjela nuk duhet të jenë në një kafaz”.
Sfidanti.al