Nuk do të shkojë në Grand Slemin e Parisit ndoshta në formën e tij më të mirë, por gjithsesi do të arrijë të marrë pjesë. Rafael Nadal do të mungojë 4-6 javë në fushat e lojës, ndërsa tenisti spanjoll ka pësuar thyerje brinje në Indian Uells, ku humbi finalen ndaj amerikanit Tejlër Fritz. Për shkak të dëmtimit, Nadali nuk do të jetë në turneun në Montekarlo, ndërsa do të jetë në dyshim për në Madrid dhe në Romë në muajin maj.
Sfidanti.al