Juventusi, gjysmë miliarde euro shpenzim për 4 vjet, rezultati “zero”!

Rindërtimi pritet të fillojë me afrimin e disa lojtarëve, mes të cilëve Zhorginjon nga Çelsi (i ndihmon kriza e bluve), Rydigerin (po nga Çelsi), dhe Pogbasë nga Man. Junajtidi. Të tilla planet e Juventusit, ndërsa mediat italine shkruajnë se “Zonja e Vjetër” duhet të bëjë “remont total” në të gjithë repartet. Me shumë mundësi kapiteni Paulo Dibala do të largohet. “La Gazeta delo Sporti” shkruan se klubi torinez ka shpenzuar gati 500 milionë euro në 4 vjet, shifër vërtet e lartë për një shoqëri që del me humbje të konsiderueshme, por rezultati ka qenë zhgënjyes, dhe jo vetëm në Europë. Jo vetëm që dështimet në Champions vazhdojnë, por edhe në Serinë A po bëhet sezoni i dytë pa titull. “Juventusi ka humbur prekjen magjike”, shkruan gazeta.

Sfidanti.al