Këtë sezon thuajse askush nuk po u beson, ndërsa ekipi po kalon “nga dora në dorë”. Evertoni është i parashikuar për të rënë nga kategoria, diçka që tifozët e tij krenarë as që duan që ta mendojnë, dhe ndeshja e fundit dha shpresë. Liverpulasit blu fituan 1-0 në “Gudison Park” ndaj Njukasëllit të miliarderëve sheikë të Arabisë Saudite, duke hedhur një hap të madh drejt mbijetesës. Ishte një fitore e pabesueshme e djemve të drejtuar nga trajneri Frenk Lampard, pasi ata mbetën me 10 vetë në 83’, kur Alan mori karton të kuq. Përballja ishte shumë e vështirë, pasi Njukasëlli u tregua superior (62 për qind mbajtje topi, 10-5 gjuajtjet), veçse kulmi i emocioneve ishte në minutën e 9-të shtesë kur Iuobi shënoi golin e fitores për Evertonin. Blutë kanë tani 25 pikë, 3 pikë mbi vendin e tretë nga fundi në Premier Ligë.
Sfidanti.al