Kampionët dukeshin favoritët absolutë të Serisë A, dhe patën një rikuperim të jashtëzakonshëm pas një fillimi të vështirë të sezonit, veçse tani janë në rrezik të madh. Interi nuk e ka fatin në duart e tij, pasi do të mbetet prapa Milanit edhe nëse fiton të prapambeturën ndaj Bolonjës. Atëherë, si I bëhet për të mbrojtur titullin? Trajneri Inzagi pret kthimin e Brozoviçit, po ashtu largimin e efektit “Champions” që e lodhi ekipin e tij fizikisht dhe psikologjikisht. U pa qartë se zikaltërit nuk janë Juventusi që është mësuar prej vitesh me “dy kunguj nën një sqetull”. Arrigo Saki I ra në kokë kur tha se “Interi është I lodhur si një limon I shtrydhur”. Ish-kapiteni Bergomi thotë se “ekipi ka humbur lojën e lirshme, duhet të kthehet një ekip I vërtetë”. Javët e ardhshme do ta tregojnë, ndërsa shanset për titullin ekzistojnë, porse duke luajtur ndryshe.
Sfidanti.al