Sa të jetë Rama, do të kemi edhe Dukën! E ka thënë një herë në ekran, drejtuesi i emisionit “Procesi Sportiv”, Ed Manushi, e përsëriti per “shurdhët e futbollit” edhe në “Top Albania” Radio. Fiks fare dje, përgjatë emisionit të së premtes “Passo. Por, këtë herë me një patetizëm profetik. Ajo që ndodhi në zgjedhjet e fundit,u shijua si një vetëtimë në qiell te pastër, ku me një të rënë të bilbilit nga shefi i politikës, zoti Rama, patëm një “anullim loje”, sa të gjitha vendimet që kishin marrë Gjykatat ndaj FSHF-së që po fundosej, u anulluan nga ata qw i bëjnw “VAR-in” lojës me fronin…
Dhe për dreq, kur fryu bilbili i arbitrit suprem ? Sapo të gjithë po mbushin “skedinat” , tamam në minutat shtesë , me mendjen top se diktatura e topit të shfryrë (më në fund) po humbiste ndeshjen me drejtesinë pas mbi 20 ca vitesh…
Sa të jetë Rama, do të kemi edhe Dukën! Kjo dyshe ka kombinuar mrekullisht në lojën me fronin, gjithë këto vite të bashkëqeverimit, madje as ndëshkimi 10 vjeçar nw Europë nuk e cwnoi flirtin e shefave. Nga njera anë “Mesi” i politikës dhe nga tjetra.. “Ronaldo” i topit prej “lecke”. Dhe sa herë vijnë zgjedhjet, binomi Rama- Duka , shndërrohet në trinom, pasi edhe UEFA si arbitre, i ndihmon “zotat” të trukojnë ndeshjen e pushtetit…
Pse, a mund të harrohet “rrofeshata zgjedhore” , tamam 4 vite më parë, kur i ndjeri Bashkim Fino as nuk arriti të tregonte publikisht se si u tradhetua, sapo do te arrinte ne minutat shtesë. Pale si e pësoi ky i fundit, kryetari i Bashkisë, zoti Erion Veliaj, që edhe pse humbi bastin e jetës me presidentin Duka, siç e quante me të madhe, edhe pse na premtoi me zë tw lartë se do ta “pushtonte” ishullin e vetëm që nuk i bindej shtetit, ishullin e futbollit, sapo dëgjoi bilbilin nga lart, nga fitues i sigurt u shndërrua nw një humbës i bindur, të cilit nuk i lejohet as te jap shpjegime per humbjen..
Gezim Sinemati