Ka qenë trajner i kësaj skuadre disa vjet më parë, ndërsa më pas shkoi në Lajpcig dhe tani po kthehet si teknik i bavarezëve. Julian Nagelsman ka një ndeshje emocionuese sot në orën 15:30, dhe Hofenhajmi mund të jetë një rival i vështirë. “Ne jemi të paralajmëruar, – thotë Nagelsmani, – ne jemi përballë një rivali shumë të rrezikshëm. Pres një ndeshje shumë të gjallë, me ritëm. Jam i lumtur që do të jem sërish në Hofenhajm. Kundërshtari ka fituar 4 ndeshjet e fundit, kanë statistika shumë të mirë, bëjnë shumë harkime dhe vrapime të shpejta. Pas nesh, ata kanë bërë më shumë kilometra se të tjerët në Bundesligë”. Në stolin e Hofenhajmin është Sebastian Hënes, nipi i ish-presidentit bavarez, Uli Hënes. “Ne do të luajmë me guxim, – tha ai, – askush nuk del i humbur nga një lojë e tillë. Ky është synimi ynë”.
Sfidanti.al