Do të kthehet Bajerni i vërtetë, apo do të kemi surprizë në Mynih?!

Salcburgu është skuadra me më pak presion se të gjitha në sfidat e sotme në Champions. Austriakët nuk janë llogaritur nga askush, ndryshe nga Bajerni, Liverpuli apo Interi, veçse barazimi 1-1 i ndeshjes së parë në fushën e tyre i jep sado pak shpresë për kualifikim në Mynih. A do të arrijnë ata të shfrytëzojnë problemet e fundit të bavarezëve dhe të përsërisin nivelin e sfidës së kaluar? Trajneri Julian Nagelsman është nën presion të madh dhe duhet të reagojë, ndërsa dështimi në Champions do të ishte një goditje e rëndë.

Më i miri lajm për bavarezët është kthimi në portë i Manuel Nojerit. Kapiteni pritet të ndikojë shumë në lojën e të vetëve. Po ashtu, pozitiv kthimi i Lykas Hernandezit. Mungesa ka, por pritet të mos ndikojnë. Alfonso Dejvis, Leon Gorecka dhe Korenten Toliso nuk luajnë. Në sulm do të jenë Levandovski, Tomas Myler dhe Koman, ndërsa në dyshim është Gnabri që nuk ka shkëlqyer së fundmi.

Bajerni (4-2-3-1): Nojer, Pavar, Upamekano, Zyle, Hernandez, Zabicer, Kimih, Koman, Myler, Sane, Levandovski.

Sfidanti.al