Atletiko përmbys sezonin me “hajmalinë” e re, Zhoao Feliks!

Ishte një fitore e madhe, nga ato që ndikojnë në kthimin përmbys të sezonit. Atletiko e Madridit ia doli pikërisht në sfidën që duhet, dhe mund të shoqërojë Barcelonën, përveçse Realin e Seviljen, në Champions sezonin e ardhshëm si përfaqësuese e Spanjës. Suksesi 3-1 u arrit pikërisht në stadiumin e Betisit, duke këmbyer vendet me bardhejeshilët në renditjen e La Ligës. Të besuarit e trajnerit Diego Pablo Simeone, vërtet nuk mund ta mbrojnë titullin që fituan vjet, por gjithsesi mund të arrijnë objektiva të rëndësishëm. Në Champions mbeten në lojë me barazimin 1-1 në “Uanda Metropolitano” ndaj Mançester Junajtidit, në La Liga janë rikthyer, ndërsa pësimi i golave është kompensuar me shënimin. Së fundmi, për skuadrën po mendon i shumëkritikuari Zhoao Feliks, që po zë vendin e Luis Suarezit dhe Antuan Grizmanit. Ylli (ende) i ri portugez ka 4 gola dhe 1 asist në 4 ndeshjet e fundit, duke qenë “motori” kryesor për ndryshimin e “marsheve” të Atletikos. Bardhekuqtë kanë 48 pikë, po aq sa Barcelona, ndërsa Betisi zbriti në vend të pestë me 47.

Sfidanti.al