Figura e madhe e kapitenit, po bëhet edhe më gjigande në mungesë, ndërsa portieri i shquar i bavarezëve është kthyer në një “Bismark të futbollit”. Ashtu si “Kancelari i hekurt” që u bë një mit pasi u largua nga pushteti, edhe Manuel Nojer është kthyer në domosdoshmëri për Bajernin që po merr “shuplaka” njërën pas tjetrës. Problemi më i madh që theksojnë mediat në Gjermani është loja në mbrojtje, dhe pritet kthimi i kapitenit që të verë rregull në prapavijë. Si mundet që t’ia dalë veterani, i cili nuk luan vetë si mbrojtjës, por është pas tyre? Nojeri do të udhëheqë me shembullin e tij, dhe me fjalët e tij një repart që po bën gabime katastrofike. Gjithsesi, ka nga ata që nuk besojnë se portieri mund të bëjë shumë. Këtë sezon, edhe ai ka pësuar shumë, 28 gola në 28 ndeshje.
Sfidanti.al