Totenhemi fiton 5-0 për Championsin, por prova e vërtetë do të jetë Man. Junajtidi!

Një fitore e thellë nga ato që tregojnë se skuadra ka shfryrë gjithë inatin e mbledhur. Suksesi 5-0 i arritur në shtëpi ndaj Evertonit, edhe krijoi atmosferë të mirë, po edhe nuk kënaqi njeri plotësisht. Nuk është aspak i qetë Totenhemi i trajnerit Antonio Kontes sepse e kupton se edhe i ka mundësitë të ngjitet në zonën Champions të Premier Ligës, por po ashtu e ka bërë “baltë” vetë. Nëse fiton me Mançester Sitin në “Etihad” dhe pastaj mundesh nga Sauthemptoni në Londër apo nga ndonjë skuadër tjetër e vogël, atëherë nuk vlen. Për suksesin ndaj Evertonit, golat ishin nga Majkëll Kin (autogol), Son, Kejn, Regilon dhe sërish Kejn.

Të shtunën në orën 18:30 do të jetë përballja tepër e rëndësishme në “Old Traford” ndaj Mançester Junajtidit, e cila duhet të fitohet me patjetër, ose minimum të barazohet. Spërsat kanë tani 45 pikë në 26 ndeshje, duke qenë në pozicion të mirë ndaj Uest Hemit dhe Mançester Junajtidit, por aspak në krahasim me Arsenalin që tani është favorit për vendin e katërt, të fundit që të kualifikon në Champions sezonin që vjen.

Sfidanti.al