Ançeloti mbron Realin: Nuk jemi aq keq sa mendojnë disa njerëz!

Në Spanjë po thonë se trajneri italian mund të detyrohet të thotë “mirupafshim” në fund të sezonit. Kjo edhe nëse Reali e fiton La Ligën, siç duket se do të ndodhë, ndërsa ekzistojnë dyshimet se ekipi nuk e ka vlerësuar sa duhet Championsin. “Nënvleftësimi i Ligës së Kampionëve mund të jetë fatal tek Reali”, – shkruan “Marka”, ndërsa Karlo Ançeloti dëshiron të saktësojë disa gjëra. “Përshtypja ime është që ekipi po ecën mirë, – thotë ai, – jemi të gatshëm për pjesën e fundit të sezonit. Shpresojmë të tregojmë veten ndaj Sociedadit, dhe vetëm pas kësaj do të mendojmë për Paris SG në Champions”. Realit do t’i mungojnë Kros dhe Valverde, ndërsa Alaba është kthyer në ekip pa asnjë problem.

Sfidanti.al