E thotë kapiteni, edhe thotë zv. presidenti Kerubini, ndonëse trajneri Alegri nuk ka dashur të hyjë në këtë temër (Seria A nuk është për ne). Gjithsesi, që shanset për titullin të bëhen reale duhet që Juventusi të ketë mbrojtjen që ka pasur në të kaluarën. Jo më kot Alegri i ka fituar titujt me Juven (5) dhe Milanin (1) duke pasur mbrojtjen më të fortë. Kjo gjë po ndodh dhe në 6 ndeshjet e fundit janë pësuar vetëm 5 gola, edhe pse shumë lojtarë kanë qenë të dëmtuar si Bonuçi, Kielini apo Rugani. De Ligt po cilësohet si lideri i repartit, një ndryshim i madh në krahasim me kritikat e kaluara. Që nga nëntori 2021, vetëm Reali ka pësuar më pak gola sesa Juventusi: 8 ndaj 10.
Sfidanti.al