Ukraina “fajtore” që Pemier Liga nuk transmetohet këtë javë në Kinë

Arsyeja që autoritetet e Pekinit do të marrin një vendim të tillë ka të bëjë me qendrimin e organizatorëve të kampionatit anglez lidhur me gjendjen në Ukrainë. Premier Liga e pati edhe javën e kaluar solidarizimin me Ukrainën, që është sulmuar nga Rusia, por ishte më shumë qendrim i disa klubeve, i disa lojtarëve dhe i tifozëve. Këtë herë pritet të ketë një veprim të sinkronizuar të 20 skuadrave në mbështetje të popullit ukrainas. Kina i ka kundërshtuar sanksionet e vendosursa nga Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe kundër Rusisë, ndërsa dy shtetet janë në marrëdhënie shumë të ngushta.

Sfidanti.al