Tek Bajerni nuk e kanë shumë problem se cili lojtar do ta mbajë shiritin. Drejtuesit dhe trajneri Julian Nagelsman mund të kenë shqetësime sidomos për mbrojtjen, pasi nuk po gjejnë zëvendësuesin e duhur për Niklas Zylen, por për kapitenin e kanë problemin të zgjidhur. Xhoshua Kimih po tregon karakterin e tij në mungesë të lojtarëve me përvojë dhe personalitet që mungojnë. Manuel Nojer nuk është kthyer ende në ekip pas operacionit dhe Tomas Myleri “ka bërë mungesa”, por mesfushori e tregoi veten në Frankfurt ku Bajerni fitoi 1-0. Ishte një ndryshim në krahasim me dy ndeshjet e fundit atje, të humbura 1-2 e 1-5. “Është detyra ime që të ndihmoj ekipin me shembullin tim, – thotë ai, – që të shkoj përpara. Mentalitetin duhet ta kërkoj së pari tek vetvetja, pastaj tek shokët. Ne jemi në të njëjtën varkë, dhe duhet të luftojmë për një qëllim”.
Sfidanti.al