Më parë folëm e shkruam për të tillë si trajnerin Vernidub, për kampionin e botës në boks, Vasili Lomaçenko, por edhe për vëllezërit legjendarë Vitali e Vladimir Kliçko. Që të gjithë janë regjistruar në ushtri për të mbrojtur Ukrainën nga sulmi i Rusisë. Këtyre u është bashkuar kampioni i botës në fuqi në peshën e rëndë në boksit profesionist, Oleksandr Usik. Sportisti 35-vjeçar iu drejtua popullit rus në gjuhën ruse duke i kërkuar që të mos dërgojë djemtë e tij në tokën ukrainase, “nëse e konsiderojmë veten vëllezër dhe ortodoksë”.
Sfidanti.al