Mediat spanjolle i japin të drejtë Luis Enrikes për yjet e rinj të Barçës!

Trajnerit të kombëtares i njihet merita edhe për më tepër se kaq, ndërsa bëri një “katharsis” të iberikëve duke larguar ikonat e vjetra për t’i bënë vend shpresave të reja. Reali i Madridit nuk e gjeti veten në listat e kombëtares së Luis Enrikes, me vetëm Karvahalin të grumbulluar. Barcelona doli më e zgjuara, duke ndjekur gjurmët e ish-trajnerit që mori në ekipin përfaqësues Pedrin, Gavin, Ferran Torresin, Ansu Fatiun, por edhe yllin e ri të Vijarrealit, Jeremi Pino, që shënoi 4 gola javën e fundit të La Ligës ndaj Espanjolit. Katalanasit e morën Ferran Torresin nga Mançester Sitin, ndërsa lojtarët e tjerë i kishin që më parë. Këta janë tani baza e kombëtares së Spanjës.

Sfidanti.al