Embijd-Harden, mos vallë Filadelfia krijoi dyshen më të frikshme të NBA-së?!

I pari shënoi 37 pikë (23 gjuajtje të lira), kapi 9 topa në tabela, shërbeu 3 asistë, vodhi 1 top e bllokoi 4 gjuajtje. i dyti shënoi 29 pikë, kapi 10 topa në tabela, shërbeu 16 asistë, vodhi 5 topa. Këto ishin statistikat e dyshes Zhoel Embijd-Xhejms Harden, që i japin shpresë Filadelfias të jetë sërish një skuadër e lavdishme si dikur. Suksesi ndaj Nju Jorkut ishte 125-109 madje jashtë fushe, e dyta fitore radhazi me dyshen së bashku në parket. Filadelfia është në vendin e 3-të në Lindje me 37 fitore e 23 humbje, vetëm 2 humbje më shumë sesa Majemi që kryeson. Me skuadrën e kryeqytetit të parë të SHBA-së kanë luajtur legjenda si Uilt Çembërlen, Xhulius Erving, Çarls Barkli apo Alen Ajverson, ndërsa tani është dyshja Embijd-Harden. “Fila” ka dalë 3 herë kampion në NBA, në 1955, 1967 dhe 1983, ëndërron të fitojë titullin e katërt.

Sfidanti.al