Barcelona takon Halandin: Ti do të jesh ylli i projektit tonë fitues!

Nuk dihet nëse e kanë bindur, por një takim ka ndodhur edhe pse u përpoq të mbahej i fshehtë. Drejtuesit e Barcelonës janë takuar me përfaqësuesit e Erling Halandit për ta kandisur që të veshë fanelën “blaugrana” sezonin e ardhshëm. E përditshmja katalanase, “Sport”, informon se presidenti Laporta dhe drejtori Zhordi Krujf janë takuar me Mino Raiolën në Montekarlo, ndërsa “objekt” i bisedës ishte edhe Mazraui. Raiolës iu komunikua që t’i thotë Halandit se do të jetë ylli kryesor i projektit të ri fitues në “Kamp Nou”. Kartoni i sulmuesit 21-vjeçar të Dortmundit është 75-90 milionë euro, ndërsa për yllin norvegjez interesohen edhe klube të tjerë si Man. Siti, Bajerni apo Reali.

Sfidanti.al