A do të luftojnë vëllezërit Kliçko, dhe të bëhen heronj të Ukrainës?!

Premtimin e kanë bërë, pra që duhet të marrin armët sepse nuk ka rrugë tjetër. Vitali e Vladimir Kliçko, dy legjendat e boksit ukrainas dhe atij botëror, kanë deklaruar se nuk ka rrugë tjetër përveçse për të rezistuar përballë sulmit rus që po i afrohet Kievit. Vitali ka një detyrë të drejtpërdrejtë administrative sepse është kryetar i Bashkisë së Kievit, pra i takon të organizojë edhe mbrojtjen e kryeqytetit. Thirrja e tyre ishte për t’i dhënë fund një “lufte të pakuptimtë”. Nëse dy ish-kampionët e mëdhenj të ringut, dominuesit e peshave të rënda të boksit profesionist, veshin uniformën ushtarake dhe marrin automatikët në duar, padyshim që do t’u shtohen heronjve të mëparshëm të Ukrainës.

Sfidanti.al