Lajmet janë që klubi spanjoll nuk ka ndërmend, apo nuk ka mundësi të bëjë dy operacione të mëdha këtë verë. Erling Halandit i është thënë nga Reali, sipas mediave, që të qendrojë edhe një vit tek Dortmundi në Gjermani, dhe të kalojë në “Bernabeu” vetëm në verën e vitit 2023. Sipas mediave, Reali është i përqëndruar më shumë tek marrja e Kilian Mbapesë në fund të edicionit. Gjithsesi, nuk dihet nëse 21-vjeçari norvegjez do të pranojë të qendrojë edhe një sezon tjetër tek Borusia. Bajerni, Mançester Siti, Mançester Junajtidi dhe Paris SG e kërkojnë Halandin.
Sfidanti.al