UEFA i heq Rusisë finalen e Championsit në Shën Peterburg

Ishte diçka e parashikuar dhe pritet që nesër të bëhet vendim. Një takim urgjent i UEFA-s pritet këtë të premte në mëngjes në Nion të Zvicrës, për të vulosur zhvendosjen e finales së Championsit nga Shën Peterburgu në një qytet tjetër. Vendimi do të merret pas sulmit rus ndaj Ukrainës dhe përshkallëzimit të skajshëm të situatës në kufijtë lindorë të Europës. Sipas mediave britanike, pritet që finalja të mund të luhet në “Uembli” të Londrës, në stadiumin e Totenhemit apo në stadiumin “Olimpik” ku luan Uest Hemi, që të gjithë në kryeqytetin e Britanisë së Madhe. Presidenti i UEFA-s, Çeferin, vendosi thirrjen e mbledhjes në orën 10:00 të së premtes, për të marrë vendimet e nevojshme. Ekziston mundësia që UEFA të ndërpresë marrëveshjen e sponsorizimit prej rreth 40 milionë eurosh me gjigandin rus të gazit, Gazprom.

Sfidanti.al