Endri Çelaj, si talentet që zbulohen jashtë dhe “mbulohen” brënda!

Vite më parë tregonin një anektodë futbolli për një trajner të shquar , tamam tamam për të madhin Loro Boriçi, dhe me të “voglin” Ilir Pernaska. Kishte qënë një “antidashuri” me shikimin e parë, ngaqë profesori, sapo e kishte parë sulmuesin kishte thënë: “ Qënka i shkurtër”! E besoni apo nuk e besoni, ky mund të jetë mëkati më pikant i profesor Loros , të cilin e dëshmon edhe vetë sulmuesi i shquar Ilir Pernaska, i cili kur ishte para portës..”bëhej” 2 metra per portierët..

Nëse je i talentuar dhe me vizion , dhe me topin në këmbë shikon me “4 sy dhe jo me 2” dhe psikoza e centimetrave është si një sëmundje trajnerësh që i përket më shumë së kaluarës. Ky leksion na përsëritet edhe këto ditë nga Sllovenia. Keto ditë, mediat vendase i kanë pritur me entuziazëm një talent shqiptar, që ashtu si Broja me shokë, zbulohen jashtë atdheut të tyre dhe “mbulohen ” brënda…kur luajnë me ekipet e tyre Kombëtare. Fjala është për futbollistin Endri Çelaj, që fillimisht u bekua në shkollat e Paris SG, më pas kaloi në Verona të Italisë dhe tani ka prekur një realitet të njohur për rritjen e talenteve tek moshat ..Mariborin e Sllovenisë.

“ Maribori arriti të kap një talent të madh, Endri Çelaj, e ka rafinuar talentin në shkollat e Paris SG, më pas rriti dimensionet e lojës në Verona të Italisë dhe tani si një dhuratë për ekipin e moshave të Mariborit” – kështu e kanë pritur Endri Çelaj, një 18 vjeçar plot te ardhme, mediat në Slloveni.

Sfidanti.al