Tuhel: Me rregullat e reja është më e vështirë, por nuk pësuam gol

Fitorja 2-0 në “Stemford Brixh” ishte diçka e bukur që tregoi se Çelsi i tij mund të jetë edhe një “mur graniti”, kur është i përqëndruar dhe në formë, si dhe mund të kundërsulmojë rrufeshëm, diçka që kohët e fundit nuk po e bënte. Është i kënaqur Tomas Tuhel me fitoren ndaj Lilës në Champions, edhe pse ka një shqetësim lidhur me dëmtimet. “Nëse do të kishte qenë rregulli me gol në fushë kundërshtare, do të kishte qenë më mirë, – thotë trajneri gjerman, – por, sërish 2-0 është i mirë, për më tepër nuk pësuam gol. Nuk ishte e lehtë ndaj Lilës sepse është skuadër e fortë, që sulmoi në çdo mënyrë, por ne nuk lejuam hapësira”. i kënaqur edhe me lojën e Ngolo Kantesë, por i shqetësuar për lëndimet. “Shpresoj që Kovaçiç dhe Zijeç (në foto) të mos kenë asgjë serioze”, – tha trajneri i Çelsit.

Sfidanti.al