Nagelsmani synon ndryshim të përhershëm të sistemit tek Bajerni

Trajnerit do t’i duhet ndihma e klubit për të siguruar lojtarët që të mund të përballojë “jetën” me këtë skemë të re. Bajerni është ende një “kantier ndërtimi” dhe “shesh eksperimentesh”, ndonëse kjo gjë në një klub kaq serioz sa ai bavarez nuk mund të vazhdojë gjatë. Julian Nagelsman e nisi sezonin me mbrojtjen me 3 lojtarë, siç bënte tek Lajpcigu, por pastaj “nuk i ndezi” dhe u kthye tek mbrojtja me 4. Pas një faze të parë shumë të mirë, nisën “krisjet” për shkak të dëmtimeve, Kovidit, dhe lajmeve për lojtarë që duan largim. Nga 4-2-3-1, Nagelsmani kalon në 3-5-2 dhe dëshiron që kjo skemë të jetë e përhershme. Në Gjermani thonë se do t’i duhet një qendërmbrojtës (Zyle largohet), dhe një mbrojtës i djathtë, që të luajë edhe përpara. Pavar dhe Stanishiç janë më shumë drejt mbrojtjes, ndërsa Sarr mund të largohet. Për mbrojtësin mund të jetë Kristensen i Çelsit ose Bremer i Torinos.

Sfidanti.al