Pritej që të ndodhte të hënën në mbrëmje, por nuk u bë gjë. Në garat europiane ekziston respekti formal reciprok kur klubet pritëse organizojnë darkë mikpritjeje për skuadrat vizitore, por Paris SG vendosi të bënte ndryshe nga tradita. Darkë me Realin e Madridit nuk pati, ndëra pati vetëm një takim në ditën e ndeshjes në kohë mesdite. Besohet se arsyeja kryesore për këtë shmangie është çështja e Kilian Mbapesë, që ende mbetet pezull mes dy klubeve, dhe për të cilin Realin “doli huq” në verë. Mediat europiane shkruajnë se “Mbape është si elefanti në dhomë, ndaj edhe PSG e Reali nuk janë aspak komodë”.
Sfidanti.al