Bajerni është gati t’i prishë punë vetes, vetëm që Bundesliga të jetë më interesante!

Nëse një ekip dominon shumë gjatë, kjo mund të vlejë për tifozët e tij, por kjo ul interesin dhe emocionet. Bajerni ka 9 vjet radhazi që e fiton titullin në Bundesligë dhe vetë shefi ekzekutiv i klubit bavarez, Oliver Kahn, është gati që të ketë një ndryshim në kampionat. “Jemi gati që të vendosim sistemin me plej of, – tha ai për revistën “Kiker”, – le të vendoset titulli në këtë mënyrë. Mendoj se kjo është shumë emocionuese, edhe në Champions do të ketë format të ri që nga 2024. Një format i Bundesligës me gjysmëfinale dhe finale do të thotë më shumë emocion për tifozët. Edhe nëse Bajerni shkëputet në sezonin e rregullt, ekziston gjithnë mundësia që rivalët të fitojnë në plej of”.

Sfidanti.al