Kompania e madhe amerikane e veshjeve sportive e ndërpreu kontratën me sulmuesin anglez pas arrestimit të tij dhe pas nisjes së gjyqit me akuza për dhunë e kërcënim me vdekje. Najku (Nike), siç shkruajnë mediat britanike, nuk i jep Mejzën Grinvudit asnjë “kokërr leku” (asnjë peni, për anglezët) si kompensim për prishje të kontratës, ndërsa tabloidët e Londrës bëjnë zhurmë se përse Mançester Junajtidi duhet të vazhdojë t’i japë rrogën prej 75 000 paundësh stërlina në javë! Me gjasë, është çështje juridike, pra në bazë të klauzolave të vendosura në marrëveshje, gjë të cilët e paska bërë Najku, por jo Mançester Junajtidi. Klauzola ishte për prishje kontratë nëse do të kishte dëmtim imazhi dhe humbje të vlerës financiare të atij që përfaqësonte kontratën, pra të Grinvudit. Në rastin e lojtarëve me klubet, duket se më të fituar dalin agjentët që nuk pranojnë klauzola të tilla.
Sfidanti.al